Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka mohuar se me presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, i kishte ftohur marrëdhëniet.

Berisha në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar se përkundrazi, me Rugovën ka pasë marrëdhënie shumë të mira.

“Të gjithë politikanët në Kosovë i respektoj, sepse ky është detyrim për mua. Me Rugovën, kam pasë marrëdhëniet më të shkëlqyera që mund të ketë pasë dikush. Ka qenë vetëm një moment, të cilin e kam shpjeguar me dhjetëra herë, kur unë kam qenë për një radikalizim më të madh të situatës”.

Berisha ka thënë që e gjithë diplomacia shqiptare ka qenë absulotisht në dispozicion të Kosovës.

“Jam takuar me të si me një vëlla timin, në të gjithë konferencat ndërkombëtare. Ky është një trillim dhe shpifje e atyre që e vunë Rugovën në listën e vdekjes, dhe ekzekutimit. Pastaj, e përdorën Rugovën pas vdekjes, pse nuk i thanë për së gjalli këto..”, ka thënë Berisha.

 

 

 

 

 

The post Sali Berisha: Me Ibrahim Rugovën kam pasë raporte të shkëlqyera appeared first on Klan Kosova.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *