Ish-sulmuesi i Real Sociedad dhe Atletico Madrid luajti në të djathtë në barazimin 1-1 të Barcës me Sevilla të dielën, pasi Philippe Coutinho dhe Ansu Fati mbështetën Lionel Messin në sulm.

Fituesi i Kupës së Botës mori një rol të ngjashëm në fitoren e Barçës 3-0 ndaj Celta Vigo në ndeshjen e tyre të mëparshme, dhe Deschamps thotë se ai nuk është shumë i lumtur me këtë pozicion.

“Po flas me të dhe do ta shoh më vonë. Unë jam i sigurt se ai nuk është i kënaqur me këtë situatë”, tha selektori i Francës përpara medieve të hënën.

“Unë nuk ndërhyj në përdorimin e lojtarëve të mi në klube të tjera, qoftë Barca apo një tjetër”.

“Antoine po luan në të djathtë për momentin. Është e vërtetë që Koeman i tha atij, se ai nuk e kuptonte që ai ishte mësuar të luante në një pozicion më qendror. Por Antoine gjithashtu duhet të përshtatet”, përfundoi Deschamps. /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Leave a Reply