Zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është deklaruar rreth paralajmërimeve për largimin e ish-nënkryetares së kësaj partie, Vjosa Osmani, dhe krijimin e një iniciative të re politike, njofton Insajderi.

I ftuar në Kanal10, Selmanaj ka thënë se LDK asaj mund t’i urojë vetëm fat dhe suksese.

“Neve na mbetet t’i urojmë çdo të mirë dhe suksese”, u shpreh ai.

Ai po ashtu ka pasur një porosi ndaj Osmanit.

“Të mos fyhet shtëpia ku ke ngrënë bukë gjatë, je rritur gjatë, ke qëndruar gjatë, unë mendoj që është edhe amorale paksa”, ka thënë ai.

Tutje, ai u shpreh se asnjë nga degët e LDK-së nuk kanë shprehur interesim për të përkrahur Osmanin, e po ashtu, sipas tij, vetëm se është rritur mobilizimi për LDK-në dhe kryeministrin Avdullah Hoti. /Insajderi.com

The post Selmanaj për largimin e Osmanit nga LDK: Mos të fyhet shtëpia ku ke ngrënë gjatë, është amorale appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *