Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë një veturë të tipit BMW X5.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë, rreth orës 15:35.

Të dyshuarit G.B, 23-vjeçar dhe E.O, 29-vjeçar kanë ikur me veturën në drejtim të veriut e që më pas sipas Policisë, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lart cekur.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 16.09.2020, rreth orës 15:35, në rrugën ‘Hoxhë Hasan Tahsini’ Mitrovicë, dy të dyshuarit: G.B., 1997 dhe E.O., 1991, e kanë mashtruar një qytetar duke ia marrë automjetin BMW X5 dhe kanë ikur me të në drejtim të veriut. Të dyshuarit, në Zveqan kanë shkaktuar aksident trafiku me veturën e lart cekur. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dëgohen në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar ai për KALLXO.com

The post A do të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *