Rritet në 53 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Vamco i cili është efektiv në Filipine, transmeton Insajderi.

Sipas mediave lokale, zyrtarët e policisë njoftuan se në përmbytjet kanë humbur jetën 53 persona, janë plagosur 52 ndërsa 22 të tjerë llogariten si të zhdukur.

Për shkak të tajfunit emërtimi lokal i të cilit është “Ulysses” nuk kanë energji elektrike shumë shtëpi dhe rrugët janë bërë të papërdorshme.

Në anën tjetër në Vietnam i cili pritet të goditet nga tajfuni Vamco janë dhënë udhëzime për përgatitje për evakuimin e rreth 460 mijë personave që jetojnë në pjesën qendrore.

Për shkak të tajfunit që afrohet janë mbyllur pesë aeroporte, janë ndaluar udhëtimet e trenave dhe janë bërë paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të tajfunit Molave i cili ishte efektiv në fund të tetorit në Filipine humbën jetën 22 persona ndërsa në Vietnam 35.

Gjithashtu 16 persona humbën jetën nga tajfuni Goni i cili ishte efektiv në fillim të nëntorit në Filipine. Për shkak të tajfunit Goni i cili u përcaktua si tajfuni më i fuqishëm i vitit u evakuuan rreth një milion njerëz në ishullin Luzon. /Insajderi.com

 

The post Shkon në 53 numri i viktimave nga përmbytjet në Filipine appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed