Shqipëria nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e sontme ndaj Kazakistanit në “Air Albania Stadium”, duke fituar me rezultat 3:1.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të Grupit 4 të Ligës C të National League.

Kombëtarja llogarinë e hapi me Sokol Cikalleshin.

Nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Ardian Ismajli.

E kjo nuk ishte e tëra sa i përket golave në pjesën e parë, pasi Kazakistani e ngushtoi epërsinë në 2:1 me Aibol Abiken, i cili realizoi nga një largësi e madhe si pasojë e pakujdesisë së portierit Etrit Berisha.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga “Kuq e zinjtë”.

Rei Manaj shënoi nga pika e bardhë për 3:1.

Shqipëria është në vendin e dytë të grupit 4 me 8 pikë, dy më pak se Bjellorusia.

Tre gola për 25 minuta në “Air Albania”, Shqipëria në epërsi ndaj Kazakistanit

Përfundon pjesa e parë Shqipëri-Kazakistan 2:1

Rei Manaj ngrit epërsinë në 3:1

The post Shqipëria e fortë ndaj Kazakistanit 3:1 appeared first on Klan Kosova.

Source: New feed