Shqipëria ka mposhtur me rezultat 3:1 Kazakistanin, në ndeshjen e pestë në grupin katër të divizionit C në Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.

Golat në pjesën e parë u realizuan nga Cikalleshi dhe Ismajli, teksa ngushtuan epërsinë përkohësisht miqtë, pas një pakujdesie të Etrit Berishës, me rezultat 2:1 për nikoqirët u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, pasi përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Kazakistanit, Abrashi u fut në zonë, ndërsa u ndal në mënyrë të palejuar nga mbrojtësit kundërshtarë, kështu duke detyruar gjyqtarin kryesor të akordojë penallti. Nga pika e bardhë shënoi Manaj për rezultatin përfundimtar 3:1.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e tetë pikëve dhe ndodhet dy pikë pas liderit të grupit, Bjellorusisë, e cila ka mposhtur me rezultat 2:0 Lituaninë.

Në ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria pret si vendas Bjellorusinë. Ndërsa me një fitore eventuale, Shqipëria kalon në vendin e parë, kështu duke siguruar promovimin një divizion më lartë në Ligën e Kombeve. /Insajderi.com

The post Shqipëria mposht Kazakistanin, ëndërron vendin e parë në grup appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed