Agjencitë e Inteligjencës Amerikane ia kishin tërhequr vërejtjen Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar se avokati personal i Donald Trump, Rudolph Giuliani, ishte cak i një operacioni influencues nga inteligjenca ruse, shkruan Washington Post, njofton Insajderi.

Vërejtjet e bëra bazoheshin nga disa burime, që tregonin se Giuliani ishte duke ndërvepruar me njerëz të lidhur me inteligjencën ruse gjatë udhëtimit të tij në dhjetor të vitit 2019 në Ukrainë, ku po mblidhte informata të cilat mendonte se do të ndihmonin në ekspozimin e veprimeve korruptive të ish-zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter.

“Agjencitë e inteligjencës ngritën shqetësime se Giuliani po përdorej për ta ushqyer Trump-in me informacione të rreme”, i ka thënë një ish-zyrtar Washington Postit, duke pranuar të flas vetëm në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Informatat e dhëna nga agjencitë e inteligjencës për Shtëpinë e Bardhë, kishin çuar deri tek një takim privat në mes të Trump dhe këshilltarit të tij për siguri, Robert O’Brien.

Siç shkruan Post, O’Brien kishte sugjeruar se çdo informacion nga Giuliani duhet të merret në konsideratë që mund të jetë i kontaminuar nga Rusia.

Mesazhi ishte “bëj çfarë të duash, por miku yt Rudy është manipuluar nga asetet ruse në Ukrainë”, prandaj “zyrtarët donin që ta ndalonin Trump që të dilte në publik e të thoshte ndonjë idiotësi”./Insajderi.com

The post Shtëpia e Bardhë ishte njoftuar se avokati i Trump-it po manipulohej nga inteligjenca ruse appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply