Portieri spanjoll i Portos, Iker Casillas po mendon tërheqjen nga futbolli, pasi aktualisht është thuajse 37 vjeç, por duket se disa sinjale nga Anglia mund t’i ndryshojnë mendjen. Trajneri i Newcastle, Raffael Benitez ka kërkuar pikërisht ish portierin e Realit, si përforcim në merkaton e janarit dhe në adresën e Portos mund të përfundojë një ofertë zyrtare për Casillasin.

Ky i fundit ka luajtur për 16 vite te Reali i Madridit, ndërsa këtë vit ka nisur sezonin e tretë në katërkëndëshin e Portos, por duket se është i joshur nga ideja për të luajtur në Premier League. Fakti që Casillas është në vitin e fundit të kontratës, por edhe mosha e madhe, mund të bëjë që klubi portugez të mos pretendojë shumë për kartonin e tij.

Source: New feed