Në Somali gjatë aksioneve kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste Al-Shabaab janë vrarë së paku 50 militantë, transmeton Insajderi.

Radioja e forcave të armatosura të Somalisë bëri të ditur se dje gjatë përleshjeve në rajonin Afgooye janë vrarë më shumë se 50 militantë të Al-Shabaab. Më tej, theksuan se në aksionin është vrarë edhe Osman Ali Fiidoë, një nga liderët e organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë sulmeve të militantëve të grupit Al-Shabaab ndaj një autokolone ushtarake të enjten humbën jetën 13 ushtarë.

Somalia gjendet në një krizë shumë vjeçare politike dhe humanitare, ndërsa kërcënim më i madh mbi sigurinë paraqet grupi terrorist Al-Shabaab që është degë e atjeshme e Al-Kaedës.

E themeluar në Somali në vitin 2004, Al-Shabaab kontrollon rajone në jug të vendit. Pjesëtarët e organizatës kryejnë sulme ndaj institucioneve shtetërore, hoteleve dhe forcave të sigurisë në qytete të ndryshme, përfshirë edhe kryeqytetin Mogadishu. /Insajderi.com

 

 

The post Somali, vriten 50 terroristë të Al – Shabaab appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply