Union Bank është një bankë private me kapital 100% shqiptar me aksioner kryesor UFT. Që prej fillimit të aktivitetit në 2006, Union Bank ka shënuar rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 540 milion EUR asete. Nëpërmjet një rrjeti prej 33 degësh dhe 47 ATM, banka u shërben me mijëra klientëve që i kanë besuar financat e tyre personale dhe të biznesit dhe na kanë vlerësuar për shërbim cilësor dhe fleksibilitet. Ne jemi krenarë për standartet e larta të shërbimit të klientëve dhe vazhdojmë ti përmirësojmë ato.

Union Bank numëron rreth 400 punonjës, të cilët japin kontributin e tyre të paçmueshëm në arritjen e rezultateve të bankës. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti pune, ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Gjithashtu, impenjohemi maksimalisht në trajnimin dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht, po kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’iu bashkuar skuadrës në pozicionin:

Specialist i Marrëdhënieve me Biznesin, Dega Berat. Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Shitja e produkteve të Bankës ndaj klienteve të rinj dhe ekzistues të biznesit; analiza kreditore dhe monitorimi i shlyerjes së rregulltë të kredive.

Source: New feed