Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Gjakovë.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, viktimës i janë shkaktuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

Ndërkaq të dyshuarit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 16.10.2020 – 17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com

The post Sulmuan nënën me biçikletë, arrestohet dy gjakovarë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply