biesh

Ndoshta tashmë e keni marrë vendimin për të filluar një kapitull të ri në karrierën tuaj. Ëndërra për të hapur një biznes tuajin është në prag të realizimin dhe planit i keni kushtuar kujdes në çdo detaj të mundshëm. Por duhet të keni kujdes, sepse ngazëllimi i tepërt ndonjëherë të bën t’i vendosësh në planin e biznesit disa gjëra, që juve mund të ju bëjnë dëm në vend të dobisë.

Cilat janë gjërat që nuk duhet të jenë pjesë e planit për krijimin e një biznesi?

Kapitali joadekuat

Edhe në qoftë plani më i detajuar për të nisur një rrugëtim të ri, nuk do të realizohet në rast se nuk keni mjaftueshëm para. Duke qenë se në fillimet e një biznesi më shumë do të ketë shpenzime sesa fitime, shumica e bizneseve dështojnë, për shkak se nuk kanë mjaftueshëm para për të vazhduar më tutje.

Planifikimi vetëm për sukses

Rruga e sipërmarrjes fillon me ëndrra të mëdha, kjo është një gjë e mirë, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e keni pritur. Në mënyrë që të jetë i sukseshëm, një biznes i ri duhet të jetë fleksibil gjatë procesit dhe të zhvillojë plane të kuptueshme, në rast së ideja fillestare nuk ishte aq e goditur sa pritej në fillim. Për shembull, marrja e kredisë nuk do të ishte diçka e mirë, por në rast se hasni në probleme gjatë rrugës, mund edhe ta bëni.

Të kuptuarit e industrisë, por jo i tregut

Shumica e sipërmarrësve e njohin industrinë në të cilën po qasen. Ata janë të përgatitur në produktet apo shërbimet që duan t’i bëjnë, por nganjëherë harrojnë të ndalen në një pyetje të thjeshtë: A do të paguajnë të tjerët për produktin apo shërbimin tim? Kjo është një pikë kritike për dështimin apo suksesin.

Bërja e të gjitha gjërave vetë

Mos mendoni që mund t’i boni të gjitha gjërat vetë! Më mirë është të keni një llogaritar, një person që merret me çështje ligjore, apo dikënd të tjetër që mund t’ju ndihmojë shumë. Kjo ju siguron që të ndërtoni një themel të fortë për biznesin tuaj të ri dhe nuk do të bëni gabime që do t’ju kushtojnë shumë.

Puna me miq në vend të partnerëve të biznesit

Të punuarit me miq, fillimisht mund të duket diçka e mirë, meqenëse mendoni që ata i njihni më shumë se këdo tjetër, por më vonë, kur biznesi fillon të funksionojë do ta shikoni se kjo do t’i ketë disa anë negative. Në rast se do ta hapni një biznes dhe pjesë të stafit vendosni që ta keni edhe një mik tuajin, duhet të siguroheni që ai pavarësisht miqësisë do të punojë. Duhet që ta pyesni vetën edhe nëse ai është duke pritur pjesë të barabartë të fitimit. Për të pasur sukses në biznesin tuaj është më mirë të keni partner profesional, sepse nuk do të keni frikë që mund t’ia lëndoni ndjenjat.

Të biesh në dashuri më idenë

Nuk është mirë që të filloni ta “adhuroni” idenë aq shumë, sa të mos pranoni të bëni asnjë ndryshim. Sipas “BusinessTown”, bizneset e suksesshme drejtohen nga njerëz që e kuptojnë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. /Akademi Pune

The post 6 gabime që duhet t’i shmangni kur hapni biznesin tuaj të vogël first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1