dicka

Ishin vetëm muajt e parë të pandemisë, kur pasojat e saj po shiheshin me të vërtetë, ku rrugët dhe gjithçka tjetër mbeti e zbrazët. Më vonë, u pa se bota ka ndryshuar. Sidomos sektori i punësimit u godit fuqishëm dhe shpejt. Pas kësaj ndërmarrjet pushuan rekrutimin e përveç kësaj e reduktuan numrin e pjesëtarëve të kompanisë. Shumë biznese të vogla u mbyllën, disa të tjera arritën të qëndrojnë disi, por gjithsesi fuqia punëtore ndryshoi.

Çfarë do të thotë kjo për dekadën e re?

Para shfaqjes së pandemisë, punonjësit punonin në zyrë, por shumë shpejt shumica e biznesve u zhvendosën duke punuar nga shtëpia. E gjithë kjo për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, në mesin e punonjësve. Por çfarë do t’i sjellë kjo të ardhmes?

Sipas Gartner, tendencat e ardhshme të vendit të punës përfshijnë:

  • Përdorimi i vazhdueshëm i punonjësve kontigjentë për të rritur fleksibilitetin e fuqisë punëtore
  • Një investim më i madh në mirëqenien dhe kënaqësinë e punonjësve
  • Më pak përqendrim në rolet individuale dhe më shumë në aftësitë e një punonjësi
  • Një rritje në rolet e hibridizuara

Cilat janë profesionet që do të kërkohen më shumë në këtë dekadë?

Nëse po mendoni se ku duhet të përqëndroheni në aftësimin e një përvoje dhe aftësie të re, është mirë që fillimisht të hulumtoni rreth sektorëve që janë më të kërkuara. Kjo do të jetë diçka e vlefshme për karrierën tuaj dhe mbase do ta gjeni punën tuaj të ëndrrave!

Prandaj, duke u bazuar në tendencat e ndryshimeve apo edhe lulëzimeve të reja të industrive, janë disa profesione që po konsiderohen si më të kërkuarat për vitin 2021.

Rolet hibride

Nëse e analizojmë teknikisht, ky nuk është një profesion, por arsyeja që do të kërkohet kaq shumë është sepse kompanitë do të jenë ende duke e rimarrë veten pas goditjes pandemike. Kjo do të thotë, që ata nuk do të kenë buxhet të mjaftueshëm për të punësuar punonjës për çdo pozitë të mundshme, e në vend të kësaj do të preferojnë dikë që është në gjendje t’i bëjë disa punë në të njëjtën kohë. “Rolet hibrde” do të jetë puna më e mirë për 2021-tën, por sigurisht që kjo do të thotë që do të jeni shumë dinamik dhe t’i zotëroni aftësitë teknologjike dhe ato të buta.

Për shembull, një punonjës mund të jetë asistent administrativ, që gjithashtu do të ndihmojë në opertime tjera dhe detyra të Burimeve Njerëzore.

Ekspert i marketingut digjital

Në hovin që vazhdimisht po merr teknologjia, ky profesion është gjithmonë në rritje dhe për pozita të tilla ka nevoja secilën e herë e më shumë. Ekspertët digjital të marketingut janë të ngjashëm me profesionistët e marketingut, vetëm se marketing bëhet brenda platformave në internet, si media sociale. Përshkrimi i kësaj pozitë përfshinë çdo gjë, që nga SEO në media sociale e deri te reklamat e Google.

Për të qenë të suksesshëm do t’ju duhet përvojë në punën në hapësirën digjitale, si dhe ekspertizë e përgjithshme e marketingut.

Dizajnerë grafik dhe krijues

Dizajni grafik do të jetë njëra ndër punët më të kërkuara në vitin 2021. Kompanitë e kanë kuptuar vlerën e marketingut në media sociale. Prandaj, ata po kërkojnë që të zhvillojnë fushata të marketingut, për këtë kanë nevojë për dikë që t’i aktualizojë konceptet e marketingut.

Ky profesion është gjtihashtu për ata persiona që janë kreativ dhe dëshirojnë që ta shprehin diku.  Një pjesë e përshkrimti të punës do të përfshijë zhvillimin e faqeve për ilustrme të produkteve, krijimi i logove për kompanitë e reja dhe ribrendim etj.

Punë të tjera në kërkesë për vitin 2021, që lidhen me këtë rol përfshijnë regjisorë krijues, artistë të produksionit, artistë multimedialë dhe animatorë. Për të arritur këto punë, do t’ju duhet përvojë me mjete të tilla si Adobe Photoshop dhe Adobe InDesign dhe të tjëra të ngjashme.

Strateg i marketingut

Parashikohet që në vitin 2021 e tutje bota të fillojë ta marrë vetën nga pasojat e pandemisë. Bashkë me të edhe kompanitë do të kërkojën kthim të potë. Kjo është arsyeja pse strategët e marketingut do të jetë pozita më e kërkuar gjatë kësaj kohe. Punonjës të tillë do të jenë përgjegjës për krijimin e strategjive të marketingut, identifikimin e mesazheve më të mira, konceptin krijues dhe ekzekutimin e strategjisë.

E bukura e të qenit konsulent është se ju mund të punoni për një agjenci ose të jeni të pavarur. Kompanitë priren të kërkojnë strategë marketingu me të paktën disa vjet përvojë, të cilat mund të përfshijnë punën në një agjenci ose në departamentin e marketingut për një kompani private.

Analistë të të dhënave

Të dhënat gjithmonë e më shumë po vendosen në qendër të vëmendjes nga kompanitë, për shkak të rëndësisë që ato kanë. Ata dëshirojnë që t’i njohin shprehitë e klientëve, online dhe offline dhe këto informacione t’i përdorin në krijimin e një trastegjie të suksesshme të marketingut.

Detyra e këtij roli është mbledhja e informacionit nga hapësira të ndryshme dhe më pas interpretimi i modeleve dhe trendeve. Përmes kësaj, do të jepen rekomandime se si këto ndikojnë në biznesin e tyre. Ekzistojnë shumë programe të ndryshme për analizimin e të dhënave, por që të keni sukses në këtë rol do të duhet të njiheni me Google Analytics si dhe shumë CRM dhe mjete të tjera të ngjashme.

Profesione të tjera që do të kërkohen shumë në vitin 2021 do të jenë:

  • Llogaritarë
  • Profesionistë të burimeve njerëzore
  • Menaxherë operacional
  • Profesioniste të IT-së
  • Inxhinierë webi  

/Akademi Pune 

The post Punët më të kërkuara në vitin 2021: Karriera e duhur për dekadën e re first appeared on .
Source: New feed1

Ato ofrojnë para të vërteta për njerëzit me sinqeritet dhe ndershmëri që kanë nevojë për para për diçka, për qëllime personale dhe biznesi.
Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të përmbushim ëndrrat e tyre në një shumë më të ma…
Source: New feed

Jam 48 vjeçar nga Rahoveci.
Kërkojë një burr të moshuar mbi 40 vjeçar në Rahovec dhe rrethin për lidhje shoqërore dhe intime.
Përvojë me meshkuj nuk kam.
Kërkojë dikë që është kurreshtar dhe do me provu diçka më shumë në jetë. …
Source: New feed

Ndoshta tashmë e keni marrë vendimin për të filluar një kapitull të ri në karrierën tuaj. Ëndërra për të hapur një biznes tuajin është në prag të realizimin dhe planit i keni kushtuar kujdes në çdo detaj të mundshëm. Por duhet të keni kujdes, sepse ngazëllimi i tepërt ndonjëherë të bën t’i vendosësh në planin e biznesit disa gjëra, që juve mund të ju bëjnë dëm në vend të dobisë.

Cilat janë gjërat që nuk duhet të jenë pjesë e planit për krijimin e një biznesi?

Kapitali joadekuat

Edhe në qoftë plani më i detajuar për të nisur një rrugëtim të ri, nuk do të realizohet në rast se nuk keni mjaftueshëm para. Duke qenë se në fillimet e një biznesi më shumë do të ketë shpenzime sesa fitime, shumica e bizneseve dështojnë, për shkak se nuk kanë mjaftueshëm para për të vazhduar më tutje.

Planifikimi vetëm për sukses

Rruga e sipërmarrjes fillon me ëndrra të mëdha, kjo është një gjë e mirë, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e keni pritur. Në mënyrë që të jetë i sukseshëm, një biznes i ri duhet të jetë fleksibil gjatë procesit dhe të zhvillojë plane të kuptueshme, në rast së ideja fillestare nuk ishte aq e goditur sa pritej në fillim. Për shembull, marrja e kredisë nuk do të ishte diçka e mirë, por në rast se hasni në probleme gjatë rrugës, mund edhe ta bëni.

Të kuptuarit e industrisë, por jo i tregut

Shumica e sipërmarrësve e njohin industrinë në të cilën po qasen. Ata janë të përgatitur në produktet apo shërbimet që duan t’i bëjnë, por nganjëherë harrojnë të ndalen në një pyetje të thjeshtë: A do të paguajnë të tjerët për produktin apo shërbimin tim? Kjo është një pikë kritike për dështimin apo suksesin.

Bërja e të gjitha gjërave vetë

Mos mendoni që mund t’i boni të gjitha gjërat vetë! Më mirë është të keni një llogaritar, një person që merret me çështje ligjore, apo dikënd të tjetër që mund t’ju ndihmojë shumë. Kjo ju siguron që të ndërtoni një themel të fortë për biznesin tuaj të ri dhe nuk do të bëni gabime që do t’ju kushtojnë shumë.

Puna me miq në vend të partnerëve të biznesit

Të punuarit me miq, fillimisht mund të duket diçka e mirë, meqenëse mendoni që ata i njihni më shumë se këdo tjetër, por më vonë, kur biznesi fillon të funksionojë do ta shikoni se kjo do t’i ketë disa anë negative. Në rast se do ta hapni një biznes dhe pjesë të stafit vendosni që ta keni edhe një mik tuajin, duhet të siguroheni që ai pavarësisht miqësisë do të punojë. Duhet që ta pyesni vetën edhe nëse ai është duke pritur pjesë të barabartë të fitimit. Për të pasur sukses në biznesin tuaj është më mirë të keni partner profesional, sepse nuk do të keni frikë që mund t’ia lëndoni ndjenjat.

Të biesh në dashuri më idenë

Nuk është mirë që të filloni ta “adhuroni” idenë aq shumë, sa të mos pranoni të bëni asnjë ndryshim. Sipas “BusinessTown”, bizneset e suksesshme drejtohen nga njerëz që e kuptojnë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit. /Akademi Pune

The post 6 gabime që duhet t’i shmangni kur hapni biznesin tuaj të vogël first appeared on https://ofertapune.net.

Source: New feed1