Skena të tensionuara u panë jashtë një gjykate në Afrikën e Jugut, në seancën dëgjimore për dy zezakë të akuzuar për vrasjen e një fermeri të bardhë, transmeton Insajderi.

Emocionet u rritën të premten ndërsa dy të dyshuar zezakë u paraqitën në një gjykatë të Afrikës së Jugut për vrasjen e një fermeri të bardhë i cili ka shkaktuar edhe një herë tensione racore 26 vjet pas përfundimit të aparteidit.

Një gardh me tela dhe gjemba rrethoi ndërtesën e gjykatës në qytetin qendror të Senekal, ndërsa policia vendosi një top uji, ndërsa grupet kundërshtare të fermerëve të bardhë dhe aktivistët e “Zinjë” u mblodhën përpara gjykatës.

Vrasja e Brendin Horner, një burri të bardhë, trupi i të cilit u gjet i lidhur dhe i torturuar në një shtyllë pranë fermës së tij në provincën Free State, shkaktoi trazira në fillim të këtij muaji, raporton Al Jazzera.

Fermerët, të cilët akuzojnë qeverinë se nuk i mbron ata nga krimi i dhunshëm, mbërritën me kamionë përpara seancës gjyqësore për dy vrasësit e dyshuar të Horner. Fermerët kryesisht kishin veshur këmisha dhe pantallona të shkurtra khaki – disa kishin veshur veshje ushtarake.

“Ne jemi duke u lodhur tani nga të gjitha vrasjet në fermë”, tha Geoffrey Marais, 30 vjeçar, një tregtar bagëtish nga Delmas, ku gjithashtu një grua u mbyt dy javë më parë në fermë. /Insajderi.com

The post Tensionohet situata në Afrikën e Jugut, hapet plaga e racizmit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply