Përmes një njoftimi në Fcaebook, Thaçi thotë se sot Lajçak e informoi atë për qëllimet e këtij rrugëtimi, që procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë, të përfundojë me njohje reciproke.

Ai tha se pas marrëveshjes së Uashingtonit, është arritur një mundësi për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Postimi i plotë:

Pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizim ekonomik, më 4 shtator në Uashington, është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Jam mirënjohës për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së në këtë proces. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe njohje reciproke.

Në këtë aspekt, ne gjithashtu i çmojmë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për arritjen e marrëveshjes finale.

Në një takim në Bruksel, nga z. Lajçak u informova për qëllimin e lehtësuesit që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje finale, që nënkupton njohje reciproke. Prandaj, kërkohet që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të punojnë bashkarisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes. HTH /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Leave a Reply