Në një takim rreth tre orë që ka zgjatur ndërmjet Vuçiqit si fitues i zgjedhjeve të fundit në Serbi me partnerët e koalicionit, kryesia e partisë së Vuçiqit ka njoftuar se unanimisht kanë pranuar propozimin e Vuçiqit për mandatarin e ri për kryeministër të Serbisë.

Blic.rs raporton se kryeministrja aktuale Ana Bërnabiq do të jetë mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Në ora 20:00 zyrtarisht pritet që presidenti Aleksandar Vuçiq të njofton që kryeministrja Bërnabiq do të ajo që do të formojë qeverinë e re.

Nga partia fituese e zgjedhjeve SNS, kryetar i së cilës është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë njoftuar se brenda shtatë ditëve të ardhshme kandidatja për kryeministre pritet të paraqet vizionin e tij dhe plan-programin qeverisës, dhe emrat e ministrave të rinj.

Gjithashtu partia e udhëhequr nga Vuçiq ka njoftuar se Vuçiq pret nga kryeministrja Bërnabiq energji të re, dhe fytyra të reja në pozitat e ministrave.

The post Marrëveshje Kosovë – Shqipëri për themelimin e Bursës së Energjisë Elektrike appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com.

Source: New feed

Leave a Reply