Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj gjuhës fyese të dy ministrave serb, Ivica Dacic dhe Aleksandër Vulin, duke thënë se kjo është provë e Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste, njofton Insajderi.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se viktimat e luftës së Kosovës, janë prova për fytyrën e vërtetë të Serbisë, dhe se kjo qasje e pengon seriozisht procesin e dialogut mes dy vendeve.

“Deklarata fyese të Dacic dhe Vulin. viktimat civile të luftës, të vrarë nga regjimi i Millosheviçit, janë provë se Serbia ende nuk i ka ndryshuar politikat e saj fashiste. Veprime të tilla dëmtojnë dialogun dhe minojnë përpjekjet tona të përbashkëta për pajtimin”.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ditë më parë në një intervistë ka thënë: “Të mos merremi me amerikanët, gjermanët dhe turqit, më thoni ju mua (duke i’u drejtuar udhëheqësit të emisionit) se çfarë duhet të bëjmë me serbët, të cilët i tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin budallallëqe të ndryshme dhe u tregojnë atyre se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë”.

Bdërsa, Vulin i është̈ drejtuar shqiptarëve me termin ofenduar “shiptari”, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”./Insajderi.com

The post Thaçi: Serbia ende nuk i ka kaluar politikat fashiste appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply