Një 17-vjeçar është lënduar pasditen e sotme duke u therur me thike brenda një autobusi urban në Prishtinë, njofton insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë thuhet që ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën Agim Ramadani.

Sipas informacioneve të para personi i lënduar ka marrë lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht policia është duke i ndërmarrë procedurat e nevojshme për sqarim të rrethanave të mëtejshme.

The post Theret me thikë një person në Prishtinë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed