Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme që luhet nga ora 20:45 ka thënë se janë këtu për fitore dhe nuk kanë ardhur të dorëzuar.

“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv.

Kosova dhe ne kemi vuajtur nga COVID-19, por Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe unë besoj se nuk do të ishte befasi nëse do të luante në Ligën B me potencialin që ka” deklaroi Firat. /Zeri.info

Source: New feed