I pari i SHBA-ve lajmin e bëri të ditur përmes një cicërime në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, shkruan lajmi.net.

“Do të largohem nga Qendra Mjekësore Walter Reed sot në orën 6:30 pasdite. Ndihem me të vërtetë mirë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij.

Tutje, ai ka bërë thirrje që “të mos frikësoheni nga Covid-19”.

“Po ndihem më mirë sesa ndihesha para 20 vjetësh”, ka deklaruar kandidati presidencial aktual nga radhët e Republikanëve.

Donald Trump raportohet se kishte marrë steroid për përmirësimin e nivelit të oksigjenit në gjak, për të cilën mjekët që po kujdeseshin për të thanë se ishte nën nivel. /Lajmi.net/

Source: New feed