Anësori i djathtë turk, Cengiz Under, shumë afër transferimit nga Roma te skuadra angleze e Leicester City, njofton Insajderi.

Turku 23 vjeçar u transferua te Roma në vitin 2017 nga Basaksehir për shumën e 14 milionë eurove. Që nga ajo kohë, Underi ka luajtur në 70 ndeshje me Romën, duke shënuar 13 gola.

Kohët e fundit qëndronte i lënduar, këto lëndime i kushtuan me humbjen e vendit të titullarit te Roma, prandaj largimi i tij, është kërkesë e të dyja palëve, klubit që kërkon të përfitojë nga shitja e tij, dhe lojtarit që kërkon një ekip ku mund të luaj rregullisht.

Gjatë verës u fol shumë për një transferim të Under te ekipi napolitan i Gatuzos, tratativa që dështuan në fund. Oferta e ekipit anglez ishte më bindësja për Romën.

Marrëveshja është një vit huazim, me detyrim blerje sezonin e ardhshëm për shumën 25 milionë euro. Tani mbetet vetëm firma e lojtarit turk mbi kontratë, në mënyrë që turku të fluturoj drejt Anglisë. /Insajderi.com

The post Turku Under drejt transferimit te Leicester appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *