Ish presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur mbi situatën e e Thiago Alcantara, i cili mund të largohet nga Bayern Munich në drejtim të Premier Ligës.

“I ofruam Thiago Alcantaras një super kontratë të re katër vjeçare por në minutën e fundit ndryshoi mendje dhe tha se ka nevojë për sfida të reja – me shumë gjasa, ai ka një marrëveshje me Liverpool ose Manchester United, ose me të dyja ekipet.”, tha fillimisht Hoeness, transmeton Insajderi.

“As Liverpool e as United nuk kanë ardhur me ofertë tek ne për Thiagon. Të dyja janë duke luajtur lojën e merkatos që të presin javën e fundit të merkatos për të bërë ofertë më të lirë. Mbetet tek Bayern nëse duan ta luajnë këtë lojë të tyre, apo të vendosin ta mbajnë lojtarin.”, përfundoi Uli.

Raportimet e më hershme thonë se të dy ekipet nga Anglia, Manchester United dhe Liverpool, e kanë kontaktuar lojtarin dhe i kanë ofruar marrëveshje personale./Insajderi.com.

The post Uli Hoeness: United dhe Liverpool po luajnë lojën e merkatos me Thiago appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *