Në letrën e dërguar nga komiteti shqiptaro-amerikan thuhet se Biden do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë gjatë luftës së fundit, shkruan lajmi.net.

Tutje, Biden në këtë deklaratë thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se marrëveshje me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.

Tutje, në deklaratë përmendet edhe liberalizimi i vizave,  si një premtim që duhet realizuar nga Bashkimi Evropian.

Përveç këtyre, sipas kësaj letre vizioni i Biden do të jetë edhe mbështetja e vazhdueshme e misionit të NATO-s, përmes ushtrisë amerikane në Kosovë. /Lajmi.net/

Letra e plotë e vizionit të Biden për Kosovën dhe Shqipërinë, e publikuar në rrjete sociale:

Source: New feed

Leave a Reply