Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është përgjigjur mesazhit të sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, rreth shpalljes së organizatës libaneze ‘Hezbollahu’ si grup terrorist.

Në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, një pikë ishte e paraparë që “Kosova dhe Serbia ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste”, njofton Insajderi.

Për këtë, Serbia ka marrë lavadata nga sekretari Pompeo, duke thënë që ishte lëvizje e madhe kur Serbia “iu bashkua me vendet kryesore perëndimore në një përpjekje për t’i kufizuar aktivitetet e organizatës libaneze Hezbollahu”.

Vuçiq tha se, “Ne ndjekim traditën e paraardhësve të nderuar, ne qëndrojmë të palëkundur në luftën për paqe dhe stabilitet”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Ndërsa, Kosova edhe para marrëveshjes së Uashingtonit e kishte shpallur Hezbollohun organizatë terroriste duke iu bashkuar nismës së shumë shteteve perëndimore. /Insajderi.com

The post Vuçiq për shpalljen e Hezbollahut organizatë terroriste: Qëndrojmë të palëkundur në luftën për paqe e stabilitet appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *