Wimbledon, turneu i vetëm Grand Slam në tenis i anuluar këtë sezon për shkak të Covid-19, do të mbahet sezonin e ardhshëm, ndërsa organizatorët kanë përcaktuar udhërrëfyesin për zhvillimin e kësaj gare, njofton Insajderi.

Në një deklaratën nga ky organizim sportiv thuhet se sezonin e ardhshëm turneu është planifikuar të mbahet në të gjitha rrethanat dhe se vendimi do të merret për një nga gjithsej tre opsione të vendosura në tavolinë.

Siç thuhet, nëse nuk mbaron pandemia, shkalla e përhapjes në muajt e verës të vitit të ardhshëm do të ndikojë në vendimin në lidhje me të ardhmen e turneut.

Sezonin e ardhshëm organizatorët do të vazhdojnë me një nga opsionet, hapjen e tribunave, kufizimin e numrit të spektatorëve ose zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë.

Teksa Wimbledon u anulua për shkak të pandemisë, turneu tjetër i anuluar Grand Slam, French Open, u zhvillua disa muaj më pas nga kalendari normal. /Insajderi.com

The post Wimbledon nuk u mbajt këtë vit, por do të mbahet vitin e ardhshëm appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply