Ministri i Shendetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar gjoba për ata që nuk i respektojnë masat e rekomanduara nga IKSHPK, njofton Insajderi.

“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtar. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona të përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetues. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që të rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”.

Zemaj së bashku me drejtorin e IKSHPK, Naser Ramadani, kanë vizituar edhe Klinikën Infektive për ta parë gjendjen brenda këtij institucioni.

“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”.

Më pas ministri ka shtuar se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë dhe nuk po i respektojnë masat e rekomanduar për tu mbrojtur nga pandemia, njoftojnë burime të Ekonomia Online.

“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”. /Insajderi.com

The post Zemaj paralajmëron gjoba për ata që nuk i respektojnë masat anti-covid appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *