Në “zonën e kuqe” në hartën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksionit janë Spanja (319 raste për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit), Republika Çeke (303), Franca (245), Holanda (231), Belgjika (206), Luksemburgu (161), Islanda (158), Hungaria (129) dhe Danimarka (128), dhe tani kësaj zone i bashkohet Britania e Madhe (135).

Britania e Madhe ka tejkaluar kufirin e gjysmë milion raste të konfirmuara të COVID-19 dhe shërbimet shëndetësore britanike raportuan 22,961 raste të reja të konfirmuara dje.

Katër vende të tjera janë shënuar si “në rrezik” kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga COVID-19 – Rumania (116), Austria (114), Sllovakia (106) dhe Irlanda (105)./kp

Source: New feed

Leave a Reply