Tema e parë e diskutimit midis dy zëvendëskryeministrave ishte procesi i integrimeve evropiane dhe angazhimet e të dyja vendeve në këtë proces. Në takim është diskutuar menaxhimi dhe strukturat organizative të të dyja vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në takim është diskutuar edhe vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, segmentit Bllacë-Shkup, që është i një rëndësie të veçantë për avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Autostrada do të lidh fuqishëm dy vendet tona dhe do ta forcoj bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, është vlerësuar në takim.

Në takimin e dy zëvendëskryeministrave është diskutuar edhe për situatën e pandemisë me të cilën po përballen të dyja vendet.

“Mendoj se duhet të shihen të gjitha mundësitë, duke ruajtur shëndetin publik dhe duke ruajtur njëri-tjetrin, duhet t’i lehtësojmë lëvizjen dhe komunikimin e qytetarëve të shteteve tona dhe të heqim kërkesat për teste në kufi”, ka thënë Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Zëvendëskryeministri Tahiri, gjithashtu ka kërkuar përkujdesje institucionale ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës të dënuar në rastin ‘Kumanova’, me qëllim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Duke e përgëzuar Grubin për detyrën re, Zëvendëskryeminstri Tahiri është shprehur se ai do t’i shërbej vendit të tij në mënyrën më të mirë duke shtyrë përpara të gjitha proceset zhvillimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. /Lajmi.net/ 

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *