Trajneri Prishtinas, Afrim Tovërlani, i ka ndarë rrugën me ekipin nga Drenasi, Feronikeli, pas rezultateve jo të kënaqshme të arritura në këtë fillim të kampionatit.

“Ashtu siç edhe u deklarua pas ndeshjes me Dritën, trajneri Afrim Tovërlani “Toki”, ka ndarë rrugët me Feronikelin.”, shkruan ekipi i Feronikelit në faqen zyrtare të klubit, transmeton Insajderi.

“Pas ndeshjes, Tovërlani tha që do të propozojë dorëheqjen nga klubi në takim me presidentin dhe kryesinë dhe një gjë e tillë edhe ndodhi. Pas diskutimeve “Toki” e pa të arsyeshme që kjo ndarje e rrugëve është në të mirë të të dyja palëve.”, vazhdon shkrimi i klubit.

“Tovërlani erdhi te Feronikeli gjatë sezonit të kaluar dhe tani ndërpritet bashkëpunimi pas pesë xhirove të para të sezonit 2020-21. Feronikeli i uron shumë fat në rrugëtimin e tij të ri dhe se ai është gjithmonë i mirëpritur në klubin tanë”, përfundon shkrimi i klubit.

Tovërlani, nga pesë ndeshjet e para, ka rritur vetëm një fitore dhe dy barazime e dy humbje./Insajderi.com.

The post Zyrtare: Afrim Tovërlani i ndanë rrugët me Feronikelin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply