Futbollisti italian, Alessandro Florenzi, prezantohet në “Parc des Princes”, njofton Insajderi.

Florenzi vjen në Paris, si huazim nga Roma. Mbrojtësi 29 vjeçar, vitin e kaluar ishte në huazim te Valencia në Spanjë.

Duke qenë se nuk kishte paraqitje të mira me klubin nga “Mestalla”, ekipi nga kryeqyteti italian vendosi përsëri ta huazojë.

Parisienët e marrin në huazim për një vit, me të drejtë të blerjes së kartonit të lojtarit për nëntë milionë euro.

Florenzi ishte pjesë e skuadrës romaniste për shtatë sezone nga viti 2012 deri në vitin 2019, vit ku u huazua në Spanjë. /Insajderi.com

The post Zyrtare: futbollisti italian prezantohet te PSG appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *