Lazio ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë lojtar i saj. Në faqen zyrtare, Lazio i ka dëshiruar mirëseardhje sulmuesit kosovar, që transferohet nga Fenerbahçe, njofton Insajderi.

“Vedat Muriqi ka arritur në Romë. Rreth orës 14:20, sulmuesi turk ka aterruar në aeroportin ‘Ciampino’, i gatshëm për aventurën e re. I lindur në vitin 1994, Muriqi vjen nga Fenerbahçe. Ai do t’iu nënshtrohet kontrollimeve të zakonshme mjekësore në klinikën Paideia nesër në mëngjes, para se të bëhet lojtar i ri i Lazios”, shkruan në faqen zyrtare të Lazios.

Pritet që gjatë ditës së hënë, të përfundohen testet mjekësore dhe Muriqi të prezantohet me fanellën e Lazios.

Rol shumë të rëndësishëm në tranferimin e Muriqit tek Lazio, kishte drejtori I klubit romak, Igli Tare./Insajderi.com.

The post Zyrtare: Lazio e konfirmon Muriqin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *