Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është prezentuar zyrtarisht te skuadra turke e Konyaspor-it, njofton Insajderi.

Sulmuesi 30 vjeçar, ka firmosur kontratë 2 vjeçare, që e mban të lidhur me ekipin turk deri në qershor 2022.

Kujtojmë që Cikalleshi, sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës  tjetër turke, Akhisarspor, ku realizoi tetë gola në 26 takime.

Më herët ne ligën turke, Cikalleshi, ishte pjesë e skuadrave Istanbul Basaksehir, Ankaraspor dhe Goeztepe.

Kështu Konyaspor bëhet skuadra e pestë turke që nënshkruan Cikalleshi. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Sokol Cikalleshi te skuadra turke e Konyaspor appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Source: New feed

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *